“Po më prekët familjen, do t’ju shkatërroj!” Marjana Koçeku plas mesazhin e fortë për Bajrajt e Shkodrës
Wednesday, 17 June 2026 13:02
Pasi doli e pavarur si deputete dhe iu bashkua protestës së të rinjve, Marjana Koçeku u vu në qendër të presioneve nga Partia Socialiste për të dorëzuar mandatin e saj si deputete, meqënëse kishte hyrë në parlament si kandidate e listës së sigurtë. Por sot ajo ka postuar një mesazh në rrjetet sociale që lë të kuptohet se presionet i kanë ardhur edhe nga bandat e Shkodrës.
Në mesazh, Koçeku përmend familjen Bajraj në Shkodër, që dihet se ka punuar për Partinë Socialiste në këto zgjedhje të fundit.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo në rrjetet sociale.