Lidhje


Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë në Tiranë

 

Ish-zv ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Wilton është bërë pjesë e protestës së 24-t që mbahet në kryeqytet.

 

Ai ka shërbyer për disa vite si Zëvendëskryetar (dhe Kryetar në detyrë) i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

 

Wilton u emërua në këtë pozicion në vitin 2013 dhe luajti një rol aktiv në jetën publike dhe diplomatike të vendit deri në përfundimin e mandatit të tij.

 

Gjatë periudhës së tij diplomatike me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Wilton u fokusua në disa shtylla kryesore.

 

Mbështeti fuqishëm Shkollën e Magjistraturës dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

 

Ka qenë zë kritik dhe këshillues për proceset zgjedhore, duke kërkuar depolitizimin e administratës zgjedhore.

 

Ka avokuar për integrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në bashkëpunim me Avokatin e Popullit.

 

Nisi dhe mbështeti projekte dialogu mbi krimet e periudhës komuniste dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit.

XS
SM
MD
LG