Lidhje


Ish-presidenti francez François Hollande vizitë dyditore në Tiranë, në fokus takimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

 

Ish-presidenti francez François Hollande ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës në kampusin e Tiranës.

 

Sipas njoftimit të ambasadës franceze, Hollande do të zhvillojë një vizitë dyditore ku në axhendë përfshihen disa takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare, të përqendruara kryesisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo bisedë do të mbahet në orën 17:30 në Kolegjin e Europës.

 

Në orën 19:00, do të ketë edhe një ceremoni dekorimi për ish-presidentin.

 

Hollande është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës.

 

Ndërkaq ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë ish-Presidentin francez, François Hollande.

 

Në një postim në rrjetin social X pas takimit, ministri i Jashtëm theksoi se "patëm një bisedë shumë të pasur mbi vendin strategjik të Ballkanit Perëndimor në agjendën aktuale evropiane, në një kontekst gjeopolitik të karakterizuar nga pasiguri të thella."

 

"Theksova se, për Shqipërinë, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv i politikës së jashtme, por një zgjedhje historike dhe identitare, e bazuar në reforma të thella, në përafrim të plotë me vlerat evropiane dhe në një vullnet të vazhdueshëm për konsolidim demokratik. Hyrja në fazën vendimtare dhe përfundimtare të negociatave të anëtarësimit konfirmon nevojën për të ruajtur besueshmërinë dhe vazhdimësinë e procesit të zgjerimit", tha Hoxha.

 

Hoxha dhe Hollande shkëmbyen mendime mbi rolin thelbësor që luan Franca në përcaktimin e së ardhmes evropiane.

 

"Kërkesa e saj në fushën e reformave, e kombinuar me angazhimin strategjik për një Evropë më të fortë dhe më koherente, e bën atë një aktor të pazëvendësueshëm në politikën e zgjerimit", shtoi Hoxha.

 

Gjatë takimit, ministri Hoxha nënvizoi se bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përbën jo vetëm perspektivën e ardhshme, por edhe një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë demokratike të të gjithë Evropës.

 

XS
SM
MD
LG