Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës
Monday, 29 June 2026 10:06
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar nga policia në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me vëllezërit e tij. Në pranga kanë përfunduar gjithsej pesë persona, 4 prej të cilëve vëllezër.
Sipas informacioneve paraprake, Sokol Mulosmani është përfshirë mbrëmjen e së shtunës në një konflikt me tre vëllezërit dhe nipi i tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Najzi Meka”, në kryeqytet, ku përplasja mes familjarëve dyshohet se ka nisur për çështje pronësie.
Pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe arrestuar personat e përfshirë.
Rrethanat e plota të konfliktit janë ende nën hetim.