Çështja ‘Balluku’/ Kreu i SPAK: Mungesa e masës dëmton hetimin, për mua deputeti nuk duhet të ketë imunitet
Kreu i SPAK Klodian Braho është pyetur lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve. Konkretisht demokrati Oerd Bylykbashi e pyeti per ish-numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, e cila për shkak të këtij statusi, nuk mund të vihet në masë sigurie.
Braho refuzoi të komentonte çështjen e Ballukut, por shprehu mendimin e tij personal duke thënë se një deputet nuk duhet të kishte imunitet fare përballë ligjit. Ai shtoi se ndalimi i vendosjes së masës së sigurisë për shkak të imunitetit, vështirëson punën e hetuesve si dhe e dëmton atë.
"Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK është publik. Sa i përket situatë kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase e vështirëson jë hetim edhe e dëmton por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare", theksoi Braho./lapsi