Mos ndoshta tani e ka radhën Balluku? /“Bie” një drejtor i Belinda Ballukut, arrestohet kreu i ARRSH
Thursday, 14 March 2024 11:08
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi është arrestuar. Por para kësaj ai ka dhënë dorëheqjen vetëm një ditë më parë nga kreu i ARRSH. Një burim i tha Lapsi.al se zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.Mësohet se në SPAK ka një dosje hetimi ndaj Berberit që lidhet me shitjen e një kompanie në vitin 2018.Një detaj tjetër që ra në sy një ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.
Berberi konsiderohej si një njerëzit e afërt të Belinda Ballukut./Lapsi.al