Lidhje


Adnan Azizi pas incidentit në Qafë Thanë: “Shqipëria nuk është pronë e askujt, aq më pak e këtyre të Open Balkan”

 

Deputeti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Adnan Azizi, ka reaguar pas incidentit në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku ai dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë u përballën me vonesa dhe paqartësi nga autoritetet shqiptare.

 

Në një reagim të shkurtër, por të fortë politik, Azizi thotë se asnjë pushtet nuk i ka trembur apo zbrapsur në vite veprimi politik.

 

“Nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Balkan”, shkruan ai.

 

Deputeti thekson se Shqipëria nuk është pronë e asnjë qeverie dhe se u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet në Tiranë.

 

“Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve”, shkruan Azizi.

XS
SM
MD
LG