Lidhje


Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

 

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe debate të ashpra lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj deklaratave kërcënuese të zyrtarëve serbë për Kosovën. Deputeti Redi Muçi, i pari që mori fjalën, akuzoi kryeministrin Edi Rama për heshtje të pajustifikueshme përballë kërcënimeve për "spastrim etnik".

 

Muçi solli në vëmendje deklaratat e ministres serbe, Snežana Paunović, e cila ka paralajmëruar spastrim etnik në Kosovë, si dhe mbështetjen e shprehur nga Ivica Daçiç për këtë qëndrim.

 

"Çfarë pret kryeministri për të reaguar për deklaratën e ministres serbe dhe mbështetjes së dhënë ndaj kësaj deklarate nga Daçiç, ndërsa Kosova e ka shpallur zonjën non grata. Spastrimi etnik është shpallur krim kundër njerëzimit. Deklarata të tilla shoviniste shkelin Kushtetutën e Shqipërisë, ku shkruhet se mbrohen të drejtat e popullit shqiptar që jetojnë jashtë saj.Nëse Rama nuk mban qëndrim për këtë deklaratë, për çfarë do të mbajë? u shpreh Muçi.

XS
SM
MD
LG