Prefekti i Vlorës e mori vesh nga mediat që Rama e zëvendësoi me ish-deputetin e LSI
Edi Rama përbetohej në një reagim se ai nuk mund të akuzohej për pazar me non-gratën, duke iu referuar Sali Berishës. Ndërkohë pak orë më vonë doli vendimi nga zyra e qeverisë së tij, ku ai kishte emëruar Vangjel Tavon si prefekt të Vlorës. Ish-deputetin e LSI-së duket se Rama do ta përdorë për çështjen e Himarës për të qetësuar në këtë mënyrë edhe Athinën. Rama po bën kështu një pazar me një nga njerëzit e besuar të Ilir Metës për të paktën për 14 vitet e fundit. Tavo është gjithashtu edhe pjesë e dosjes për kontratën e lobimit të LSI në SHBA përmes parave të dyshimta nga një kompani në Qipro.
Për këtë cështje ka një kallëzim nga SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri.
Pavarësisht këtyre Edi Rama që përbetohet se nuk është njeri i pazareve, hyri në një pazar me ish-deputetin e Metës.
Ka dhe një detaj tjetër nga pazari i sotëm që tregon se si i poshtëron Edi Rama të vetët.
Flamur Mamaj, prefekti aktual i Vlorës dhe pjesë e strukturave të PS, e mori vesh nga mediat shkarkimin që i bëri Rama./Nga LAPSI.al