Lidhje


Tmerr në Michigan: gjashtë fëmijë dhe dy të rritur gjenden të vdekur mes zjarrit dhe të shtënave

 

Tetë anëtarë të së njëjtës familje, mes tyre gjashtë fëmijë të moshave 5 deri në 15 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda një banese të përfshirë nga zjarri në Grand Haven Township të Michiganit. Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në banesën në Riverside Trail pak para mesditës së së premtes, pasi u raportua tym i bardhë. Gjatë kontrollit të shtëpisë u zbuluan trupat e dy të rriturve dhe gjashtë fëmijëve. Disa nga viktimat kishin plagë me armë zjarri.

 

Autoritetet e kanë cilësuar skenën “të ndërlikuar” dhe zjarrin të dyshimtë, pasi ekzistojnë dyshime se mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Hetuesit e Policisë së Shtetit të Michiganit, të specializuar për zjarrvëniet, po ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

 

Policia nuk po kërkon ndonjë autor jashtë familjes dhe një nga pistat që po shqyrtohet është ajo e vrasjes së shumëfishtë të pasuar nga vetëvrasja. Megjithatë, kjo tezë nuk është konfirmuar dhe shkaqet zyrtare të vdekjeve pritet të përcaktohen pas autopsive.

XS
SM
MD
LG