Lidhje


Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi pas incidentit me sekretaren e parlamentit

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat e Kuvendit, ku pretendohet se ai mori dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

 
Vendimi vjen pas incidentit të një dite më parë në ambientet e Kuvendit, ku pretendohet se Shehaj mori dokumentin që lidhet me marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm kërkesën që lidhej me masën disiplinore ndaj deputetit dhe ka vendosur për përjashtimin e tij nga aktiviteti parlamentar për 60 ditë.
 
Sa i përket një referimi të mundshëm në SPAK, Sekretariati i Etikës nuk ka kompetencë për të marrë një vendim të tillë.
Një kallëzim apo referim në SPAK mund të bëhet veçmas nga Partia Socialiste, nëse kjo e fundit vendos të ndjekë çështjen edhe në rrugë penale.
XS
SM
MD
LG