SPAK thërret Ballukun dhe të pandehurit e tjerë: Ejani me avokat!
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, si edhe të pandehurit e tjerë në dosjen që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, për t’u paraqitur pranë organit të akuzës.
Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të Ballukut, është nisur fletëthirrja ku u kërkohet të paraqitet në SPAK me datë 31 korrik në shoqërinë e avokati. Oficerët e BKH-së do ti komunikojnë vendimin për zgjatjeve e afateve, deri më datë 20 tetor, përderisa prokurorët kanë argumentuar se kanë ende veprime hetimore për të kryer.
Këtë të mërkurë, ndërkohë ky vendim iu është bërë me dije ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptare, Gentian Gjyli dhe Ish-administratorit të KESH Erald Elezi, ish-kreu i KESH bashkë të pandehur me Ballukun.
Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë dy masa sigurie në fuqi; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve./boldnews