Dalin FOTOT/ Në një tragjedi ku mbetën të vdekur edhe "vrasësi" edhe 3 viktimat, të cilat ishin pjestarë të së njejtës familje
Një aksident tragjik u mori jetën 4 personave në Tepelenë. Mes viktimave, ishte edhe çifti i bashkëshortëve, Lavdosh dhe Lefteri Begaj. Report Tv ka siguruar foton e tyre. Po ashtu, Report Tv sjell edhe foton e një prej viktimave, Riza Rrapaj. Ky i fundit ishte drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili po lëvizte me shpejtësi dhe u përplas me dy makinat e tjera. Riza Rrapaj bashkë me tre personat që po udhëtonin në mjetin tip Toyota humbën jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Makina tip Mercedes Benz që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara nën drejtimin e Riza Rrapa humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me dy automjete të tjera që po lëviznin në drejtim të kundërt me të.
Nga përplasja e fortë viktimë mbeti vetë Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj. E moshuara 90 vjeçare Afërdita Begaj vdiq në momentin e përplasjes, dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit.
Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaktuar i aksidentit ka qenë Riza Rrapa që drejtoi Benzin me shpejtësi tej normave të lejuara duke bërë që të humbë kontrollin, por ka ndikur ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut./Nga Reporttv