“Engjëlli i mamit”, mesazhi rrëqethës i nënës para varrimit të 20-vjeçarit
Monday, 10 August 2026 16:19
Familja e 20-vjeçarit Joan Zuko, i vrarë dy ditë më parë në Korçë, do t’i japë lamtumirën e fundit të martën, më 11 gusht, në orën 12:00.
Nëna e të riut, Ornela Zuko, ka publikuar një mesazh prekës për të birin, duke e quajtur atë “drita e syve” dhe “engjëlli i mamit”. Ajo shkruan se do ta mbajë kujtimin e tij brenda shpirtit deri në frymën e fundit.
Joan Zuko u vra në lagjen nr. 15 të Korçës, në rrugën “Viktor Eftimiu”. Sipas të dhënave të deritanishme, 20-vjeçari tentoi t’i shpëtonte autorit duke vrapuar drejt një ndërtese, por u ndoq dhe u qëllua nga pas teksa po ngjitej në shkallë.
I riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. I dyshuari për vrasjen, Kristjan Sterjo, u kap nga policia pas disa orësh kërkime.