Lidhje


Ambasada përcjell Rubion: Pa kontroll të emigracionit, s’mbron dot popullin

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili e vendos kontrollin e imigracionit, kapacitetet prodhuese dhe sigurimin e burimeve strategjike mes elementeve themelore të sigurisë kombëtare. Në deklaratën e publikuar, Rubio thekson se një shtet që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin apo të sigurojë burime jetike nuk mund të mbrojë popullin, interesat dhe mënyrën e tij të jetesës.

 

Deklarata lidhet me qasjen e administratës Trump për ta parë politikën e jashtme si të pandashme nga ekonomia, kontrolli i kufijve, energjia dhe kapacitetet industriale të vendit. Rubio argumenton se fuqia e një shteti nuk mbështetet vetëm te diplomacia apo ushtria, por edhe te aftësia për të kontrolluar kufijtë dhe për të reduktuar varësinë nga burimet strategjike të jashtme.

 

Mesazhi u shpërnda nga Ambasada në Tiranë më 10 gusht, por deklarata e Rubio nuk është bërë sot. Ajo është pjesë e dëshmisë së tij të 2 qershorit 2026 para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, gjatë prezantimit të kërkesës buxhetore të Departamentit të Shtetit për vitin fiskal 2027. 

XS
SM
MD
LG