Lidhje


Shqipëria drejt zbrazjes: vetëm 1.19 milionë banorë në vitin 2100

 

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë një tkurrje të fortë demografike të Shqipërisë gjatë dekadave të ardhshme. Sipas World Population Prospects 2024, popullsia shqiptare arriti kulmin në 1992 me rreth 3.284 milionë banorë, ndërsa në skenarin e mesëm të OKB-së projektohet të zbresë në rreth 2.16 milionë në 2054 dhe vetëm 1.19 milionë në vitin 2100. Kjo do të nënkuptonte një rënie prej rreth 64% krahasuar me kulmin historik.

 

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se tkurrja është tashmë e dukshme: më 1 janar 2026, Shqipëria kishte 2,335,930 banorë rezidentë, 1.16% më pak se një vit më parë.

 

Shifrat e OKB-së për vitin 2100 janë projeksione dhe jo parashikime të sigurta, por tregojnë drejtimin e pritshëm demografik nëse vazhdojnë tendencat e lindshmërisë, vdekshmërisë dhe migracionit. Vetë OKB-ja e paraqet WPP 2024 si një grup skenarësh të mundshëm deri në fund të shekullit.

XS
SM
MD
LG