9 orë mbledhje në Pogradec/ Rama sjell “Pasqyra e Shqipërisë”, hallet e shqiptarëve tani ndiqen si pako postare
Tuesday, 25 August 2026 09:08
Pas nëntë orësh diskutime në Pogradec, Kryeministri Edi Rama dhe ministrat kanë dalë me një “zgjidhje” të re për qytetarët: “Pasqyrë Albania”.
Platforma e re synon të bashkojë në një vend institucionet dhe kërkesat e qytetarëve, duke i dhënë mundësinë secilit të ndjekë online fatin e hallit të tij, pak a shumë siç ndiqet një pako postare.
Pra, nga “Bashkëqeverisja” kalojmë te “Pasqyra”, por me të njëjtin parim: qytetari bën kërkesën, pret përgjigjen dhe ndërkohë mund të kontrollojë statusin e saj.
Sipas raportimeve, platforma do të jetë një version i modernizuar i “Bashkëqeverisjes”, ndërsa synimi i qeverisë është që çdo kërkesë apo shqetësim të ketë një gjurmë të qartë në sistem dhe çdo vonesë institucionale të jetë e monitorueshme.