Lidhje


Rama me Mercedes s-class të ri 121 mjië euro: Kush ia ka paguar?

 

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në Pogradec duke përdorur një Mercedes-Benz S-Class të gjeneratës së fundit, që sipas identifikimit të bërë nga Lapsi.al përputhet me modelin S 350 d 4MATIC, me çmim fillestar zyrtar në Gjermani rreth 121 mijë euro, pa përfshirë pajisjet shtesë dhe kostot e tjera.

 

Automjeti, me targë AC 753 ZN, është një nga sedanët më luksozë të Mercedes-Benz. Megjithatë, deri tani nuk është bërë publike nëse makina është blerë me fonde shtetërore, është marrë me qira apo është vënë në dispozicion të kryeministrit në një formë tjetër. Lapsi.al thotë se i është drejtuar Kryeministrisë për informacion mbi pronësinë dhe kostot, por deri në publikimin e shkrimit nuk kishte marrë përgjigje.

 

Rama ka përdorur më parë një Mercedes S-Class të vitit 2017, ndërsa më herët ka lëvizur me një GMC Yukon XL dhe një Lincoln. Automjeti i ri ka rikthyer debatin mbi transparencën e shpenzimeve të kreut të qeverisë, veçanërisht përballë deklaratave të Ramës për një mënyrë jetese modeste dhe kursimtare.

XS
SM
MD
LG