Lidhje


BE i vë kusht Shqipërisë për Sazanin dhe Zvërnecin: Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura

 

Komisioni Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të shfuqizojë dispozitat e ndryshuara në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura dhe t’i japë fund legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike, si pjesë e kushteve për mbylljen e Kapitullit 27 për mjedisin në negociatat e anëtarësimit.

 

Qëndrimi është bërë i ditur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në përgjigje të 11 eurodeputetëve të majtë që ngritën shqetësime për projektet turistike në Sazan dhe zonën Vjosa–Nartë, të lidhura prej tyre me fondin e investimeve të Jared Kushner. Kos nuk dha një vlerësim specifik për investimet e lidhura me familjen Trump, por theksoi se investimet e huaja duhet të jenë transparente dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë të BE-së.

 

Komisioni Evropian bëri të ditur se po ndjek nga afër veçanërisht projektin në zonën Pishë Poro–Nartë. Sipas Kos, qeveria shqiptare ka garantuar se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane. Brukseli paralajmëron se do të monitorojë nga afër përmbushjen e këtyre kushteve, përfshirë mbrojtjen e habitateve, biodiversitetit dhe zonave që pritet të përfshihen në rrjetin Natura 2000.

XS
SM
MD
LG