Kriza për presidentin/ Kurti tregohet konsensual, opozita bllokon
Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për presiden
t të shtetit mund të rezultojë e pamjaftueshme duke e futur Kosovën në një krizë të re dhe duke e shpënë vendin sërisht drejt zdhedhjeve.
Gjashtë deputetë të LDK-së i kanë dalë kundër kreut të partisë së tyre, Lumir Abdixhiku, duke mos e pranuar paktin e tij me kryeministrin Albin Kurti. Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Kujtim Shala kanë dalë kundër marrëveshjes duke prishur korumin e domosdoshëm të numrave për të zgedhur kreun e shtetit.
LVV-ja e Albin Kurtit fitoi 53 mandate në zgjedhjet e qershorit dhe, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë, ka të paktën 61 vota, të mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Për zgjedhjen e presidentit, megjithatë, kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit (Përndryshe shpërndahet parlamenti), i cili ka gjithsej 120 ulëse.
Pikërisht për këtë LVV-së i duheshin të plotë 18 deputetët e LDK-së, që numri të arrinte në të paktën 81 vota të domosdoshme në dy raundet e para të votimit (në raundin e tretë presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë).
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja për presidentin me Lidhjen Demokratike të Kosovës qëndron, edhe pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër nominimit të Bekim Sejdiut për president.
Pas mbledhjes të Grupit Parlamentar të LVV-së, Kurti tha se të 53 deputetët mbështetën marrëveshjen me LDK-në, të bërë publike një ditë më parë.