Lidhje


Tallje “të pasmesh”: Ermal Beqiri fiton tender të ri për AKSHIN

Shteti shqiptar vazhdon të thyejë çdo rekord absurdi. Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë dhe në pritje të ekstradimit ndaj Shqipërisë lidhur me akuzat për abuzime me tenderat e pengmarrje, kompania e tij vazhdon të vjelë pa asnjë pengesë miliona nga paratë e taksapaguesve.

ipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt "Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI".

 

Shifrat e këtij tenderi me numër reference REF-88311-06-01-2026 tregojnë qartë skemën e paracaktimit. Fondi limit i caktuar nga shteti ishte 2,244,094 lekë pa TVSH.

ë procedurë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomike, ku 3 prej tyre kanë dhënë oferta dukshëm më të ulëta se kompania e Beqirit, por siç ndodh rëndom në procedurat e tilla, ato janë nxjerrë jashtë loje për t'i hapur rrugën fituesit të paracaktuar:

-Albanian Telecommunications Union (UNION): 1,638,188 lekë (Më e ulëta)

-ONE Albania: 1,695,744 leke

-Abissnet: 1,719,296 lekë

-BOE NSolution & HORIZON (FITUESI): 1,953,792 lekë

-Albanian Fiber Telecommunications: 2,051,300 lekë

-Albanian Satellite Communications: 14,576,640 lekë

 

Shifrat e skandalit:

-87% e fondit limit: Kompania fituese ka marrë plot 87.06% të gjithë fondit limit të vënë në dispozicion.

-Mbi 315 mijë lekë më i shtrenjtë: Oferta e NSolution është 315,604 lekë ose +19.2% më e lartë se oferta më e ulët e paraqitur nga UNION shpk.

-258 mijë lekë mbi ONE Albania: Oferta fituese është po ashtu mbi 258 mijë lekë më e shtrenjtë se ajo e operatorit celular ONE Albania.

-Edhe pse ndodhet prapa hekurave jashtë vendit dhe nën hetim zyrtar, bizneset e Ermal Beqirit vazhdojnë të marrin kontrata publike me çmime jo-ekonomike, duke skualifikuar kompani që ofrojnë çmime më të ulëta për të njëjtin shërbim interneti.

 

XS
SM
MD
LG