Lidhje


Telegrami i Popullit Mysliman për Xhaminë e Vjetër

Behar Kacelli

Populli Mysliman i Tiranës dhe i qarqeve të sajë, dëshiron me mish e me shpirtë që Xhamia e Vjetër e këtij qyteti të rindërtohet po në truellin e vet të sotshëm. E kërkon themelimin e kësaj faltoreje të shejtë aty për arsye Historike dhe Fetare, pse:

 

1.Xhamia e Vjetër asht ndertesa mâ e parë e themelueme në Tiranë nga Sulejman Pasha për kujtim të këtij bamirsi të math duhet të ekzistojë aty ku asht;
2.Pse qysh prej 340 e sa vjet e këndej, vizhdimisht e pa ndërpremë në kit faltore janë bamë ibadete, lutje fetare, Salavati-Sherife, Mevlute dhe asht këndue Kur-ani-Qerimi.

 

Kështu Sherefi dhe fama qi ka kjo faltore e kërkon puna të ngrefet po aty, tue pasë pranë edhe monumentin e themeluesit të sajë.

 

Edhe në pikëpamje fetare duhet qi rindërtimi i xhamijave të bahen në truellet qi kishin. Populli Mysliman i këtushëm, po sa mori vesht pregaditjen e platkit për themelimin e xhamisë së vjetër n'atë vënd, spontanisht dhe me nji gëzim e enthuziazëm të math filloj të derdhi ndihma.

 

Prandaj na Komisioni i dalun nga gjini i popullit Mysliman për themelimin e kësaj xhamije, lutemi nxehtësisht të keni mirësine me urdhunue qe të pezullohet ç'do projekt i nisun për okupimin e truellit të Xhamisë Vjetër; pse populli i Tiranës ket xhamie e konsideron si nji Qaabeje dytë. Veçanërisht lutemi me disponue autoritetit përkatse qi të na lejojnë me rindërtue Xhaminë e Vjetër sa ma parë aty ku asht sod.

 

Tue qene mase te sigurtë se kjo dëshirë e popullit të cilin neve e përfaqsojme do të merret në kensideraten t'uaj te Naltë, ju parashtrojmë respektet t'ona te plota.

 

Qamil Shtiza, Imerr Vaqarri, Ramazan Qyqja, Xhafer Qosja, Ali Kaceli, Xhemal Zela, Qazim Demneri, Osman Sallaku, Selman Qosja, Ismail Xhepa, Haki Sharofi, Sali Llagami, Et-hem Tabaku, Muharrem Cela, Sefer Vogli, Haxhi Tahiri, Ismail Maçi, Selim Vathi, Fehmi Kazazi, Mehmet Bulku, Gani Petrela, Ramazan Skenderi, Reshit Deliu, Mehmet ……, Ibrahim Hallulli, Hafiz Ismet Dibra, Haxhi Hasan Bakalli, Ali Liba, Xhemal Tafaj, Hafiz Ibrahim Dalliu, Haxhi Qamil Turkeshi, Hysen Alimehmeti.

 

ALLAHU I MESHIROFTE TE GJITHE KETO BURRA

XS
SM
MD
LG