Përgjimi i Yeffet: Çollaku zbulon kush fshihet pas “Sergeit, Igorit dhe Tatianës”
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në rrjetet sociale identitetet e personave me të cilët fliste izraelit Ron Yeffet në audio-përgjimin e publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Në audio-përgjim bashkëbiseduesit e Yeffet u identifikuan vetëm vetëm me emrat Sergei, Igor dhe Tatiana.
Sipas gazetarit, Sergei është një ish-deputet ukrainas dhe tashmë tregtar armësh. Ai është Serhiy Pashinsky, ortak i Ihor Kotvitskyt në tregtinë e armëve. Sipas Çollakut ai është nën akuzë nga Ukraina për korrupsion në tregtinë e armëve.
Edhe Igori, sipas të njëjtave burime është një ish-deputet ukrainas dhe tashmë tregtar armësh. Edhe për të thotë se është nën hetim nga NABU për korrupsion dhe pastrim parash.
Gruaja e Igorit, Anastasia Kucher, me origjinë hebreje është kapur në Hungari në 2022 me 28 milionë $ dhe 1.3 milionë € cash në bagazhin e veturës, sapo kishte kaluar kufirin ukrainas dhe ishte futur në territorin hungarez.
Ndërsa Tatiana është Tetiana Kotvitska që luante rolin e përkthyeses së Ronit me “partnerët” ukrainas dhe që komente edhe emisionin “Plug”. Ajo është kushërira e parë e ish-politikanit dhe biznesmenit kontravers ukrainas Ihor Kotvitsky. Është agjente imobiliare në Riad të Arabisë Saudite.
