Lidhje


“Prodhues armësh” me vetëm 2 punonjës? Pikëpyetje mbi Nufin dhe Advanced Arms Technology

 

Më 23 prill, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi në Kuvend se Shqipëria tashmë prodhon armë që përdoren në konflikte, duke përmendur konkretisht “Advanced Arms Technology” si shembull të këtij aktiviteti. Por të dhënat zyrtare të Tatimeve ngrenë një pikëpyetje të fortë: kompania rezulton me vetëm dy të punësuar, administratoren Arjeta Puca dhe magazinierin Serxhio Gj.

Kontrasti mes deklaratave për prodhim armësh dhe numrit minimal të punonjësve ka shtuar dyshimet mbi atë se çfarë aktiviteti kryhet realisht nga kompania dhe çfarë kapacitetesh prodhuese zotëron ajo në Shqipëri.

Debati është bërë edhe më i fortë pas përgjimeve të publikuara nga Arben Ahmetaj. Sipas pretendimeve të tij, në materialet audio aksioneri Ron Yeffet dëgjohet duke diskutuar për importimin e armëve dhe municioneve nga Sudani dhe paketimin e tyre në Shqipëri.

Nëse këto pretendime provohen, pyetja kryesore nuk do të jetë më vetëm sa armë prodhon realisht “Advanced Arms Technology”, por nëse Shqipëria po shërben edhe si pikë importi, paketimi apo tranziti për armatime me origjinë nga vende të treta. Pikërisht për këtë arsye kërkohet transparencë mbi aktivitetin e kompanisë, burimin e armatimeve, destinacionin e tyre dhe rolin që kanë institucionet shtetërore në gjithë këtë proces.

XS
SM
MD
LG