Redi Shehu: Shteti bektashi, shteti bidatçi, shteti batakçi
Redi Shehu ka dalë kundër projektit për krijimin e një “shteti bektashi”, duke e cilësuar atë si një nismë me pasoja serioze politike, kushtetuese, fetare dhe shoqërore.
Në analizën e tij, Shehu argumenton se krijimi i një entiteti fetar me kompetenca territoriale brenda Shqipërisë do të cenonte parimin e sovranitetit dhe karakterin unitar të shtetit. Sipas tij, një model i tillë do të kalonte përtej autonomisë fetare dhe do të krijonte një precedent të ri, ku identiteti fetar do të merrte edhe funksione politiko-administrative.
Shehu ngre gjithashtu pikëpyetje kushtetuese, duke theksuar se Shqipëria është përcaktuar si shtet laik, unitar dhe i pandarë. Ai vlerëson se çdo përpjekje për t’i dhënë një komuniteti fetar elemente të sovranitetit territorial do të përplasej me këto parime dhe do të krijonte probleme edhe në rast të një tentative për referendum.
Në planin shoqëror, ai paralajmëron se projekti mund të prishë ekuilibrat mes komuniteteve fetare dhe të cenojë parimin e barazisë qytetare, duke e lidhur statusin politik me përkatësinë fetare. Sipas Shehut, kjo do të përbënte një precedent të rrezikshëm për një shoqëri ku qytetaria nuk duhet të varet nga feja.
Postimi i plotë:
Shteti Bidatçi!
Ky projekt padyshim qe sjell nje kolane bidatesh ne aspektin politik, kushtetues, fetar dhe etiko-moral.
1. Ne Shtetin Bidatçi, politikisht do kishim copezim te sovranitetit brenda territorit shqiptar duke avancuar konceptin e zajednicizimit nga asocacion ne nje entitet me sovranitet territorial dhe me kompetenca publike. Per me teper, nje shtet fetar brenda nje shteti laik kompromenton sekularizmin si model qeverises.
2. Shteti Bidatçi prish parimim kushtetues qe garanton autonomi fetare drejt sovranitetit fetar territorial. Shkaterron parimin kushtetues te Shqiperise si njesi unitare dhe e pandare. E nese kerkojne te imponojne referendum, atehere bidati kushtetues arrin majat ngase kushtetuta jone ndalon ne nenin 151 cdo lloj referendumi qe bie ne kundershtim me nenin 1 te saj.
3. Shteti Bidatçi do ta kthente nje identitet fetar ne nje strukture politiko-administrative duke vendosur nje rekord te paprecedent te permbysjes kokeposhte te hierarkise dhe ekuilibrave fetare ne vend.
4. A është moralisht e drejtë të krijosh një entitet politik mbi bazën e fesë në një shoqëri ku qytetaria si parim nuk varet nga feja? Duke pretenduar se po mbron nje tradite historike, Shteti Bidatçi rrenon ne themele barazine qytetare te shqiptareve.
Rama do ngelet ne shembujt me te mbrapshte te historise nese nje çmenduri e tille merr udhe. Do futemi ne histori si bidatçinjte te cilet i treguan te tjereve se si kryhet nje vetvrasje kombetare diten per diell nga nje shtet batakçi