Lidhje


PD Vlorë mbështet shkatërrimin e muzeut Labëria për të ngritur muzeun izraelit

 


Reagimi i PD Vlorë ndaj protestës së 12 shtatorit ishte i fortë dhe i turpshëm: partia u distancua nga tubimi, e quajti atë të “stisur nga Edi Rama” dhe deklaroi hapur se mbështet ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë. Por në të njëjtën deklaratë, demokratët akuzojnë Ramën se kërkon të tjetërsojë Klubin historik “Labëria” për motive “korruptive dhe antiligjore”.

 

Kjo kontradiktë ngre një pyetje politike të pashmangshme: pse PD godet më fort protestuesit sesa qeverinë që vetë e akuzon për cenimin e trashëgimisë? Një lexim më spekulativ është se opozita mund të mos dëshirojë të hapë një front që mund të perceptohet si përplasje me Izraelin sionist apo me simbolikën e fortë politike që shoqëron projektin e muzeut.

 

Reagimi i demokratëve krijon përshtypjen e një opozite që dëshiron të godasë Ramën, pa kaluar vijën e kuqe të një përplasjeje publike me Izraelin dhe ndikimin e tij diplomatik në Shqipëri. Por a po e kushtëzon frika për t’u dukur “kundër Izraelit” qëndrimin e PD-së ndaj një debati që zhvillohet në zemër të Vlorës dhe madje është në zemër edhe të protestës që po zhvillohet prej 106 ditësh në Tiranë dhe në diasporën shqiptare kudo në botë?

 

XS
SM
MD
LG