Mashtrimi me Sazanin
Nga Andi Bushati/Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorit të tij Richard Grenell, drejt një rruge qore. Pothuajse në të gjitha debatet e mbrëmjes has idiotë të dobishëm që ngazëllehen se erdhi dita që dhe Shqipëria të ketë investime të këtyre përmasave. Ka nga ata që thonë: më mirë para nga Amerika, sesa nga Rusia apo Kina. Madje ka dhe palaço që shesin sapunin për djathë, duke paraqitur si sukses faktin se ky projekt doli dhe ne New York Times, ndonëse artikulli i gazetës amerikane bënte aludime të hapura për një aferë korruptive.
Pikërisht këtu qëndron problemi. Përpara se biem në kurthin që na serviret: “a je pro apo kundër një investimi të huaj”, ne duhet të ngremë pyetjen, nëse ato pak gjëra që dimë për Sazanin dhe Zvërnecin, mund të quhen vërtet të tilla.
Me shumë gjasa, në vend që të jetë një mrekulli e inisiativës së lirë, ajo që Rama dhe enturazhi i familjes Trump kanë përgatitur, është një pazar i fëlliqur lobimi politik.
Për këtë nuk ka nevojë ti besosh ‘kazanëve’ apo ‘kadrinjve’ shqiptarë. Edhe New York Times edhe Newsweek edhe Frankfurter Allemegne Zeitung ka hapur dhe me fakte kulisat mbi të cilat janë vendosur ky spekullim miliardësh. Ato vënë re se edhe në Sazan edhe në Beograd, ku synohet të ndërtohet mbi ish ndërtesën e bombarduar të shtënat të përgjithshme, investimi është përzgjedhur të ngrihet mbi prona shtetërore. Pra është e qartë se nuk kemi të bëjmë me magjinë e qartë, po me ish zyrtarë që mëtojnë të rikthehen në pushtetin e SHBA-së dhe vasal ballkanikë që janë të tilla që falin gjithçka për ata që forcojnë pushtetin personal.
Shtypi perendimor e bën fare të qartë se të gjitha bizneset e dhëndrit të të preferuarve të Trumpit janë fokusuar me monarkitë naftëmbajtëse të gjirit persik, aty ku ai ka luajtur si këshilltar i shtëpisë së bardhë, për të ç'tensionuar mardhëniet me Izraelin në kuadrin e “marveshjeve të Abrahamit”. Edhe më sterrë është C.V. e ambasadorit Grenell, i cili njihet prej kohësh si lobist politik në favor të diktatorëve. Ai ka përkrahur dikur autokratin moldav dhe atë nigerian, pa përmendur se opozita serbe e ka akuzuar se paguhet nga qeveria e Vuçiçit, në këmbim të veprimeve që jep kundër Kosovës. President serb jo vetëm e ka dekoruar Grenellin me urdhrin më të lartë, atë që i ka dhënë edhe Putinit, por në kulmin e sulmit terrorrist në Banjskë, ish ambasadori guxoi të fajësojë shqiptarët, duke deklaruar se janë ata të drejtat që shkelin të serbëve në Veri.
Ndërsa emri i Grenellit është përmendur shpesh në aventurën e ndarjes së Kosovës, po të kërkohet në arkiva, të vërehet gazeta Le Monde e ka përmendur edhe kollovarin politik Kushner, si të përfshihen në projektin e shkëmbimit të territoreve, në vitin 2018.
Ndoshta është një koincidencë e llahtarshme, por të njëjtët njerëz që luajnë me hartën gjashtë vite më parë, tani kanë qenë të bëjnë biznes. Ashtu si Alabari që zbarkoi nga brigjet e Savës në ato të Adriatikut edhe Grenelli dhe Kushneri kanë mbëritur tek Rama, pasi kanë mbyllur paktin me Vuçiçin. Gjithkush është i lirë të besojë se këto janë rastësi fatlume dhe se këtu s’kemi pse dyshojmë për një lojë që ka fijet në Beograd.
As dua nuk të bie unë pre e teorive konspirative, që përfundojnë të gjitha me dilemën e patriotëve dhe tradhëtarëve, por renditja e fakteve është ajo që duhet për të gjetur këtë aferë nuk ka asgjë të përbashkët me bisnesin normal, investimet e huaja, tregun e lirë dhe e turizmit. Ajo është një gjë e vetme për qëllime politike. Kështu na tregon shtypi perendimor se janë mësuar të njohin Kushner dhe Grene, kështu e dimë se si funksionon Vuçiçi dhe Rama. E sikur mos të mjaftonte kjo, kryeministri ynë nuk nguroi të ketë edhe shembullin konkret. Vetëm tani nuk e kuptojmë se pse u ndryshua, në përgjigjet me udhëzimin e BEsë, ligji për zonat e mbrojtura duke i hapur rrugë ndërtimeve edhe aty. Vetëm tani nuk marrim vesh se pse u shtyrë për të përfituar nga ligji i për investitorët strategjik. Asgjë tjetër nuk mund të jetë se si ka mundësi, Edi Rama jep visto nga sambleja e PS, për parajsën që Kushner dhe Grenell do të ngrenë në brigjet e Vlorës, ende pa e nxjerë nga plani i analizave shtabi i përgjithshëm dhe ende pa firmosur. komandantët e përgjithshëm të forcave të armatosura.
A ka një investim më politik sesa kaq? A ka lidhje më të shkurtër mes interesave të lobuesit dhe atij që përfiton financiarisht prej tyre?
Ky besoj se është një rast që duhet studiuar në shkolla, njësoj si marrëveshjet që Jared Kushner bën me diktaturat naftëmbajtëse, ku monarkët e gjirit persik i falin pasuri me urdhrin e tyre personal.
Prandaj, sa herë dëgjojmë që debati zhvendoset në tema pa lidhje, se sa ka ecur turizmi, sa është zhvilluar Vlora, sa mirë që ia arritëm kësaj dite për investime amerikane, duhet ta kuptojmë se po na mashtrojnë. Ata që ngrenë këtë tymnajë ose janë idiotët e dobishëm që nuk arrijnë të shohin të vërtetën, ose janë lëpirësit e zakonshëm që duan të mbulojnë grabitjen. Ata bëjnë sikur flasin për biznes dhe investime, për të fshehur pazarin e radhës, që reket të instalojë një autokraci, duke falur llokma Shqipërie./Nga Lapsi.al