"Për inat të vjehrrës" Rama i bën karshillëk Berishës mbledh të tijët dhe ikën për në SHBA
Friday, 18 September 2026 08:57
Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e “Vilës së Kuqe”. Takimi mësohet se do të nisë në orë 09:00.
Ky takim javor zhvillohet në kuadër të përmbushjes së objektivave dhe koordinimit të punëve për nismat “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.
Ndërkohë, vetëm një ditë pas këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.