Agasi mori para nga Mbrojtja dhe ngrit fermë kuajsh!”- Gazetari zbulon prapaskenat: TIMAK fut në tender në Ukrainë me kolateral pronën e News24!
Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar detaje të reja që lidhen me hetimin e SPAK për kompaninë KAYO, marrëveshjen me TIMAK Defence dhe lidhja e Ergys Agasit me paratë që Ministria e Mbrojtjes ka dhënë për prodhimin e armëve.
Sipas tij, fondet e destinuara për industrinë e mbrojtjes, janë përdorur nga Ergys Agasi për ngritjen e një resorti kuajsh, TIMAK Horse, dhe se investimi është kryer teksa Agasi ndodhje në kërkim.
Po ashtu, gazetari ka deklaruar se nga hetimet e SPAK është zbuluar se TIMAK, pa u bashkuar me KAYO-n, është futur në një tender në Ukrainë, duke dhënë si kolateral ambientet e ish-uzinës së Autotraktorëve, kur ka qenë më herët godina e News24.
“Ato ishin të KAYO-s, qeveria ia dha me një vendim. Dhe ndërkohë, TIMAK nuk kishte bërë ende pjesë”, tha ai, ndërsa shtoi se de facto, TIMAK bëhet pjesë e KAYO-s një muaj me vonesë.
Ndër të tjera, Hoxha i ndal edhe te trafiku i armëve duke e cilësuar si ngjarje tronditëse, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni izraelit Ron Yeffet, i cilësuar si mik i kryeministrit Rama.
Për kreun e qeverisë, gazetari tha: “trafiku i armëve është një rast kur Edi Rama nuk mund të thotë më kumbulla-dardha pas krahëve. E dyta, është vetë iniciator, është vetë që e ka sjellë Ron Yeffet."
Poli Hoxha: Sot, në fakt, hapur u bashkua Ergys Agasi me KAYO-n. Resorti, 50 e ca mijë metra, i sekuestruar, rezulton se TIMAK Horse, pasi kishin hapur nga një TIMAK për armët, një TIMAK për kafshët, kishin një seli atje dhe kishte investuar, ndërkohë që Agasi ishte në kërkim. Kishte investuar para të marra nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për shoqërinë KAYO, e cila ishte një shoqëri e sapokrijuar dhe çdo fitim do ta sillte në investim.
Ndërkohë që investimi për të prodhuar të ashtuquajturat armë, që ju përzunë dhe ju, Neës24, ku do të bëhen armë, dronë të famshëm që do të monitoronin dhe Trump-in kur të vijë këtu, në fakt kishin shkuar për resortin, për ta kompletuar, për të bërë dhe një fermë kuajsh.
Nuk është vetëm kjo. SPAK ka zbuluar se TIMAK, pa u bashkuar me KAYO-n, është futur në një tender në Ukrainë, duke dhënë si kolateral ambientet e ish-uzinës së Autotraktorëve, kur ka qenë News24, ndërkohë që ato ishin të KAYO-s, që qeveria ia dha me një vendim. Dhe ndërkohë, TIMAK nuk kishte bërë ende pjesë.
Imagjinoni, merret shkresa me vulë të njomë dhe i jepet TIMAK-ut që ta përdorë për kolateral për t’u futur në një projekt të Ukrainës. De facto, TIMAK bëhet pjesë e KAYO-s një muaj me vonesë. Është si ajo 8% e Edi Ramës me inceneratorët, që e dha pa u krijuar ende kompania. Dhe kjo, pa u bërë pjesë e KAYO-s, kishte marrë vërtetim sikur ishte pronar i asaj prone.
Është një hetim shumë gjithëpërfshirës, është një hetim i ndërlidhur dhe me ndërkombëtarët, sidomos pasi doli çështja e trafikut të armëve, sepse bëhet fjalë që do të ndodhte një skemë me një shtet në Afrikë që është në embargo si nga SHBA-ja dhe BE-ja. Dhe kur vjen puna për trafik të armëve, marrëveshjet, ndizen llambat e kuqe në zyrat më kryesore. Ndoshta tolerohet droga dhe kokaina, mbahet në kontroll, por në protokollet e këtyre shteteve të fuqishme, trafikantët e armëve nuk falen asnjëherë. Sepse mund të pretendojë që transporton raketa, kallashnikovë, por mund të futen dhe koka bërthamore.
Kjo ka qenë goditja e përshpejtuar e këtij grupi, se në hetim kanë qenë. Është më keq se pastrim parash. Ajo që është më kryesorja, sepse u quajt tronditëse dhe është, po ta shohësh nga ana gjeopolitike, edhe çështja e shefes së SHISH-it, që është edhe këtu.
Kjo e KAYO-s është edhe më e rëndë. Është një rast kur Edi Rama nuk mund të thotë më kumbulla-dardha pas krahëve. E dyta, është vetë iniciator, është vetë që e ka sjellë Ron Yeffet. E treta, për herë të parë SPAK-u duhet ta bllokojë si kompani, të mos vazhdojë rrjedhja, pavarësisht se janë kontratat dhe ndoshta nuk ka dhe aq fuqi si në rastin e inceneratorëve. Është ndaluar, parandaluar, është hera e parë dhe ky duhet të jetë funksioni i SPAK-ut.