Lidhje


Fundi i pushtetit të Vuçiç, ja si ndahen deputetët në Parlamentin e ri serb dhe sa mandate fituan shqiptarët

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën sot në Serbi. Lista "Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar" humbi zgjedhjet, ndërsa "Lista e Studentëve" fitoi duke siguruar mbi 52 për qind të votave.

 

IPSOS dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (Cesid) publikuan një projeksion të shpërndarjes së mandateve për Asamblenë Kombëtare bazuar në afro 67 përqind të votave të përpunuara, sipas të cilit "Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë" ka marrë 139 mandate.

 

Lista "Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar" fitoi 104 mandate.

Vuçiç deklaroi se ai kishte korrur fitore sidomos në Kosovë ku tha se serbët e atjeshëm kishin votuar masivisht për të.

 

Kurse lista "Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës – Balint Pastor" fitoi tre mandate.

Lista "Koalicioni Shqiptar" ka marrë dy mandate.

 

"Rasim Ljajić – Ljudski (SDP-CDP)" dhe "SDA Sanxhak – Gardianët e Sanxhakut" kanë nga një mandat.

Të gjitha listat e tjera nuk fituan asnjë mandat dhe mes tyre edhe kryetari i Parlamentit serb, ish ministër i Brendshëm dhe kryetar i Partisë Socialiste serbe që nga 2003.

 

Ivica Daçiç, mbajtësi i listës së Partisë Socialiste të Serbisë, foli nga selia zgjedhore e kësaj partie pasi u shpallën rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare.

Ai pohoi se kjo parti dhe aleatët e saj në listë nuk e kaluan pragun elektoral dhe nuk do të përfshihet në parlamentin e ri të Serbisë.

XS
SM
MD
LG