Lidhje


Greta Thunberg prezente edhe në protestën e sotme, teksa protestuesit u vënë flakën koshave në Tiranë

Aktivistja Greta Thunberg iu bashkua këtë të shtunë protestës në Tiranë, ndërsa gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit disa pjesëmarrës u vunë flakën koshave të mbeturinave në rrugën “Myslym Shyri”.

 

Tubimi nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentë dhe qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes pjesëmarrësve u pa edhe aktivistja suedeze, e njohur ndërkombëtarisht për angazhimin e saj për klimën.

 

Pas grumbullimit, protestuesit marshuan në disa rrugë të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin. Në zonën e “Myslym Shyrit” u raportua djegia e koshave, ndërsa policia vendosi një kordon pranë kryqëzimit të Drejtorisë së Policisë.

 

Marshimi vijoi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë. Sipas raportimit të orës 18:59, situata aty ishte e qetë, pa konfrontime me policinë.

 

Raportimet konfirmojnë praninë e Thunberg në tubim, por nuk e lidhin atë me incidentet gjatë marshimit

XS
SM
MD
LG