Ambasadori amerikan sërish në SPAK, takim me krerët e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së!
Tuesday, 24 November 2026 18:11
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të martë një vizitë tjetër në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, i shoqëruar nga një delegacion zyrtarësh amerikanë.
Sipas raportimeve, diplomati amerikan është takuar me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Deri më tani nuk janë bërë publike temat konkrete të diskutimit.
Kjo është vizita e radhës e ambasadorit amerikan në Prokurorinë e Posaçme, pas asaj të 10 tetorit. Takimet e përsëritura dëshmojnë vazhdimësinë e komunikimit ndërmjet përfaqësisë diplomatike amerikane dhe institucioneve të drejtësisë shqiptare.