Lidhje


“Nesti Angoni po identifikohet”, Elvi Fundo flet për anonimin që akuzoi Erion Veliajn

 

Gazetari dhe drejtuesi i CNA, Elvi Fundo, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se po identifikohet personi ende anonim që ka kallëzuar Erion Veliajn. Ai tha se avokati ka folur për një zarf me barkod që është çuar në postë dhe kjo do ta zbulojë.  

 

“Një lajm i mirë edhe për Tan Hoxhën. Nesti Angoni po identifikohet, u zhvillua seanca e kaluar për Veliajn. Plarent Ndreca tha se është një zarf me barkod që është çuar me postë dhe mund ta indentifikojë avokati Ndreca...

 

Ka një detaj edhe për videon e Ndrecës sot te SPAK. Veliaj kërkonte jo ne burgun e Fierit, jo te Trauma. Ai ka bërë vizitat dhe ka rënë dakord dhe kirurgu është shumë i mirë, Alfred Gega, që është thirrur për traumat.

Këtu është në debat shterpë sepse sipas ligjit të burgjeve çdo i paraburgosur dhe i burgosur mund të shkojë të vizitohet në çdo klinikë, por kur të operohet duhet të shkojë në klinikë.

 

E theu këmbën duke laajtur futboll dhe është kuruar në spitalin salus. 

Ka dy muaj kjo. Këmba është ngjitur dh eke një tendinë përpara thyerjes së këmbës. Spitali Memorarial dhe doktori turk i ka thënë se nuk e ke emergjente.  Sot në SPAK, Plarent Ndreca ka thënë që jemi dakord në çdo spital, por të jetë doktori ynë. Këta gjejnë hapësira për të bërë lajme.

Veliaj, po të dojë jep dorëheqjen dhe ikën në shtëpi”- tha Fundo.

 

Fundo komentoi edhe shkarkimet e drejtuesve të bashkisë së Tiranës që Veliaj bëri ditët e fundit nga burgu i Fierit, duke shprehur se nuk ka hequr vetëm drejtoreshën e çerdheve dhe drejtorin e IMT-së, por edhe zyrtarët që zëvendësuan drejtorët e arrestuar të skandalit “5D”.

“Veliaj nuk ka hequr vetëm këtë zonjën, por disa zyrtarë që i vuri pasi i ranë drejtorët e 5D dhe të tjerë. Ai ka qëllime për të bërë pazar me kryeministrin historia e këmbës, ngjitja e këmbës ka ndodhur në burgun e Durrësit. Nga halli i burgut ka nxjerrë këtë. 

 

Edhe telefonata që thotë Ndreca me Ramën, ka ndodhur për çështjen e lëvizjeve në bashki. Ndreca ndërhyn në dijeninë time, që të prodhojnë lajme, të jenë në treg, ta bëjnë cështje politike. 

Rama nuk ka çfarë kompromis i jep. Ai është kryetari i komunës së Mirasit, jep dorëheqjen dhe shkon në shtëpi. 

 

Ne e dimë, 700 mijë dollarë lobime. Ai edhe pak kohë është, është i rënë mund të heqë kë të dojë nga bashkia. Veliaj nuk do të shkojë në Strasburg si i burgosur ordiner, por do të mbajë statusin e kryetarit të bashkisë me shpresën se do të fitojë diçka, ndërkohë po humb ditë, muaj dhe vite pranë familjes”- tha Fundo. 

 
XS
SM
MD
LG