Lidhje


Spiropali trondit për Ballukun: “Është viktimë, jo xhelat! Bahçja është kontaminuar!

 

Në konferencën për shtyp pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali e zhvendosi përplasjen politike nga marrëdhënia personale me Belinda Ballukun te mënyra e ushtrimit të pushtetit nga qeveria e Edi Ramës. Ajo deklaroi se Ballukun nuk e konsideron kundërshtaren e saj personale, por viktimë të një modeli qeverisjeje ku përqendrimi i pushtetit dhe mungesa e mekanizmave të kontrollit institucional krijojnë terren për abuzime.

 

“Nuk janë kumbullat, dardhat, mollët, është bahçja që kontaminohet”, deklaroi Spiropali, duke nënvizuar se problemi nuk qëndron thjesht tek individët që abuzojnë me pushtetin, por te sistemi politik dhe qeverisës që mundëson dhe toleron këto abuzime. Përmes kësaj metafore, ajo e zgjeroi kritikën përtej rastit të Ballukut, duke vënë në pikëpyetje vetë modelin e qeverisjes së socialistëve.

 

Spiropali kërkoi largimin e personave që kanë abuzuar me pushtetin, ndërsa kritikoi praktikat e shpërndarjes së favoreve përmes telefonatave dhe ushtrimin e pushtetit jashtë mekanizmave institucionalë. Sipas saj, përgjegjësia politike nuk mund të përfundojë me largimin e individëve të veçantë, pa adresuar problemet strukturore që kanë mundësuar abuzimet.

 

Deputetja shprehu gjithashtu mbështetje për shqetësimet e qytetarëve që protestojnë kundër qeverisjes. Deklaratat e saj shënojnë një zgjerim të përplasjes me drejtimin e Partisë Socialiste, nga kundërshtitë e brendshme partiake te kritika publike ndaj vetë mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës.

XS
SM
MD
LG