Lidhje


Aksident i frikshëm në Këlcyrë. Tentoi t'i ikë policisë, përplaset makina me klandestinë, 8 viktima

 

Një aksident i rëndë me 8 viktima ka ndodhur aksin rrugor Këlcyrë- Përmet.

 

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, 2 prill, kur një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

 

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por burime bëjnë me dije se mjeti me emigrantë të paligjshëm është pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë për t'i ikur policisë.

 

Drejtuesi nga Shkodra, Sokol Ismeti ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar, duke u marrë jetën të 8 personave që gjendeshin brenda./Nga oranews

XS
SM
MD
LG