Lidhje


Debate brenda Partisë së Lirisë. Meta, Monikës: Ti je peng i Dumanit

Mbledhja e fundit e kryesisë së Partisë së Lirisë mbajtur dje në mbrëmje është shoqëruar me debate të forta mes Ilir Metës dhe grupit të vjetër të Monika Kryemadhit përfshi dhe vet Monikën, lidhur me aksionin e tyre politik. 

 

Mbledhja ka degraduar në tone të larta që dëgjoheshin deri në rrugë.

 

Kryemadhi në përpjekje për të frenuar daljet qesharake të Metës në publik, i ka thënë se ai duhet të shmang daljet publike se është i sëmurë, ndërsa Meta i është kthyer ashpër duke i thënë “Ti je peng i Dumanit” .Është fjala për sekuestrimin e telefonave dhe dokumenteve të LSI që janë bërë nga SPAK dhe ku po hetohen raportet financiare dhe funksionimi i partisë. 

 

 

Meta po ashtu ka akuzuar Kryemadhin se me veshjet e shtrenjta që ekspozojnë kanë ndjellë SPAK në zyrat e LSI. Pas mbledhjes situate ka qenë aq e tensionuar sa koordinatori i ri i partisë, i thirrur nga Ilir Meta, Rexhep Balimi, ka tentuar të konfrontohet dhe fizikisht me grupin e Kryemadhit por i ka ndarë Haxhinasto. 

 

 

Tensionet brenda Partisë së Lirisë, vijnë pas ndryshimeve të forta që ka bërë Meta duke eliminuar gjithë grupin e vjetër të partisë së LSI dhe nga rritja e tensionit që po vjen nga hetimet e SPAK rreth Metës dhe Kryemadhit. SPAK ka sekuestruar telefonat e tyre si dhe dokumente në zyrat e PL.

 

 

Disa ditë më parë, Meta sajoi vjedhjen e serverit të partisë, për të relativizuar vërtetësinë e të dhënave që mund të ketë mbledhur SPAK.  / Nga gazeta tema

XS
SM
MD
LG