Gjykata rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin! Ish-kryeminisri dhe dhëndri i tij mbeten në arrest shtëpie
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.
Ish-kryeministri dhe Malltezi kishin kërkuar të dy rrëzimin e vendimit të GJKKO që i la ata në arrest shtëpie, por kjo kërkesë është rrëzuar.
Berisha dhe dhëndri i tij u arrestuan në lidhje me hetimin për aferën me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se ish-kryeministri ka favorizuar dhe ka ushtruar presion në mënyrë që kompleksi të privatizohej për të përfituar Malltezi.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues Sali Berisha. dhe Jamarbër Malltezi , me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Nga noa.al