Rrëfimi i trishtë i Naimes: E shëtis djalin larg dyqanit, s’i blej dot çfarë kërkon
Naimja 48 vjeç, e cila ka probleme të mëdha me këmbët dhe jeton me bashkëshortin e saj 70 vjeç, shprehet e mërzitur për djalin e tyre 7-vjeçar.Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo rrëfen se detyrohet të mos kalojë afër dyqaneve se nuk i blen dot fëmijës çfarë ai kërkon.Shqetësimi i Naimes sot është që djali të ketë sa më shpejt një shtëpi të tijën, pasi Myrtezai tashmë është 70 vjeç kurse vet ajo është e pamundur fizikisht, që të mund t’ja sigurojnë diçka të tillë
“E kam fut në shkollë dhe një palë atlete akoma nuk ia kam blerë. As nuk e ndihmoj dot te mësimet, për asnjë lloj gjëje. Edhe burri ka 60 vite që ka mbaruar shkollën, nuk e ndihmon dot. Të kisha të paktën një dhomë e një banjë, nuk përballoj dot më me qira.Këto rroba të falme janë, por nuk përballoj dot. Qiraja është 100 mijë lekë, janë ujë e drita e shpenzime familjare. Jo se i kena plotësu, as gjysmat, por ato elementaret. Djali më kërkon të gjitha çfarë shikon te të tjerët. Edhe kur e nxjerr nuk çoj nga dyqanet, por nga rruga tjetër.
Mos të më bëj hof te dyqanet se nuk e përballoj dot me ble të gjitha. E kupton që jemi në situatë të vështirë. Një dhomë duam. Nuk bëj dot asnjë lloj pune unë, gjithë natën nuk flej dot prej dhimbjes së këmbëve”, tha Naimja./Nga Euronews. al