Lidhje


Ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari në Fier, policia identifikon autorin

Rreth orës 11:00 është vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Javori, banues në Fier.


Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

 

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.


Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG