Lidhje


Konfirmohen hetimet për Olsin, Rama i tregon SPAK ç’duhet të bëjë

Edi Rama ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi për dosjen Xibraka. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se me veprimin që bëri Bardhi, prokuroria duhet që të ndajë të vërtetën nga shpifja.Ndërkohë që vetë disa hërë ka thënë se nuk ndërhyn dhe komenton në çështjet e drejtësisë dhe aq më pak të SPAK-ut, Rama i ka treguar sot se çfarë duhet që të bëjë prokuroria. Sipas Ramës kjo ka vetëm 2 rrugë, ose Bardhi ka zbuluar një trafikant në rrethin e tij familjar dhe se i vëllai duhet të futet në burg, ose ndryshe Bardhit duhet që t’i vendosen në gojë proteza e ligjit.

 

Postimi i Plotë

 

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

 

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

 

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme./Lapsi

XS
SM
MD
LG