Lidhje


Ekzekutimi i policit në Fier dyshohet për gjakmarrje, babai i tij kishte vrarë një person në Has

Ekzekutimi i policit të “Shqiponjave” në fshatin Baltëz të Fierit dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.Viktima është 28-vjeçari Novruz Cenalia, me origjinë nga Tropoja. Ai u qëllua teksa ishte i veshur me uniformën e policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin.

 

 

Ndërsa autori është identifikuar si 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mërnica, dhe është shpallur tashmë në kërim teksa forca të shumta të FNSH dhe RENEA janë vënë në ndjekje të tij.

 

Asllan Cenalia, babai i viktimës, mësohet se ka qënë polic në Has dhe më pas është zhvendosur në Fier. Në Has, disa vite më parë, ai dyshohet se ka vrarë shtetasin Sali Harhulla.

 

Drejt Fierit është nisur me urgjencë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku/ Shqipëriaime. com

XS
SM
MD
LG