Pengamarrja në Durrës, zbulohet dëshmia e Aleks Markut: Qëllova se prisja të më sulmonin
Është zbuluar identiteti i 40-vjeçarit që terrorizoi fëmijët e tij gjatë natës së kaluar tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
Bëhet fjalë për Aleks Markun, i cili mori peng dy fëmijët e tij në një apartament të marrë me qira dhe ka qëlluar disa herë me armë. Policia e Durrësit ka mbërrit pranë apartamentit të tij, rreth orës 02:20, por autori qëlloi disa herë nga dritarja.
Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Por “RENEA” shkoi në vendngjarje dhe i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.
Pas disa orësh negociata u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e Aleks Markut, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.
Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.Detaje të reja janë zbuluar nga pengamarrja në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mori peng dy fëmijët e tij dhe ka qëlluar me armë zjarri.
Pasi policia e Durrësit njoftoi forcat speciale RENEA, të cilat bënë të mundur neutralizimin e tij, 40-vjeçari ka folur për policinë. Gjatë kohës që është kryer neutralizimi, dy fëmijët e autorit, i kanë bërë thirrje të dorëzohet.
U mësua se Marku, ka deklaruar se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka qëlluar me armë, pasi priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush ishin këta të fundit./boldnews