Lidhje


Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

 

Burime bëjnë me dije se ajo është paraqitur me fletë-thirrje nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficerët e BKH-së si person që ka dijeni në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.

 

Prokurori Dritan Prençi ka në dorë çështjen e inceneratorit të Tiranës, ku hetimet po shkojnë drejt fundit. Balluku është paraqitur rreth orës 16:00 në SPAK dhe po jep sqarime në lidhje me atë çfarë ka dalë nga hetimet.

 

Fletë-thirrja për Belinda Ballukun në lidhje me aferën e inceneratorëve vjen pak kohë pas dëshmisë së dhënë në SPAK dhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./boldnews

XS
SM
MD
LG