Lidhje


Një fëmijë dëmtohet në kokë nga një sherr me bashkëmoshatarin ndërsa një vajzë e vogël pickohet nga gjarpri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa ka qenë në shkollë.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën private “World Academi of Tirana”, në zonën e Farkës, teksa e mitura është dërguar drejt spitalit me urgjencë për ndihmë mjekësore.

 

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.

 

Dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Tiranë.Ngjarja mes dy nxënësve të moshës 12-vjeçare ka ndodhur gjatë paradites, ndërsa njëri prej tyre është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “ Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë./Nga disa portale

 

 

 

 

XS
SM
MD
LG