Pse po vjen në Himarë? Iljazaj: Nderi që po i bën Mitsotakis- Ramës
Friday, 17 May 2024 08:58
Analisti Ervis Iljazaj ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Greqi pak ditë më parë dhe takimin që pati me emigrantët shqiptarë.
Ai theksoi se nga retorika e Ramës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ndje i sfiduar, ndërsa shtoi se në njëfarë mënyre të dy homologëve ju intereson ky lloj nacionalizmi.
“Një retorikë barazie të kryeministrit të Shqipërisë me kryeministrin grek kishte. Rama i thoshte kryeministrit grek që duhet të na konsiderosh si fiqnj, por ama fqinj të barabartë. Si komunikim politik kishte një hapje kartash në kuptim të barabartë. Në njëfarë mënyre kryeministri grek u ndje i sfiduar. Nga retorika e Ramës u ndje i sfidua, Rama përmendi forcën e shqiptarëve, ju tha shqiptarëve se ju jeni Zot i kësaj shtëpie. Do u interesoj të dyve ky lloj nacionalizmi. Po ndihmojnë njëri-tjetrin”-tha ai./EN