Lidhje


Kasapi nga Elbasani: Kam lexuar mbi 300 libra në dyqanin e mishit

Mariglen Xheka është një kasap në qytetin e Elbasanit, i cili përveç profesionit ka edhe një pasion tjetër, leximin.

 
 
Ai tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se ka lexuar mbi 300 libra ndërsa punon në dyqanin e mishit, punë të cilën e ka trashëguar nga familja pasi është djalë dhe nip kasapësh.

“Pasioni për punën ka lindur që në fëmijëri, pasi me përkrahjen e gjyshit unë fillova punë si kasap që në moshë të re. Kjo mbase për shumë njerëz është një punë që ngjan “e lig” por për mua është pasion dhe e kam edhe trashëgim nga familja, se stërgjyshi, gjyshi, babi dhe unë jemi bërë kasap”,-tha ai.

 

Më tej ai ka treguar se pasioni i tij për leximin nisi nga një libër që lexoi në kohë n kur ishte në Itali.

 

“Libri i parë për mua ka qenë një libër i Fabio Volos, një libër që e kam lexuar para 10 viteve, ma ka sugjeruar një shoqja ime Ana. Që aty nisi udhëtimi i leximit që mu bë një pasion më vete. Se sa më shumë libra të lexosh aq më shumë përmirësohesh në vetvete, duke shfaqur horizonte të reja të dijes, duke pasur vizion për botën, duke ballafaquar paragjykime. Vetvetiu ndërgjegjja ime bëhet më e zhvilluar më e arsimuar duke pasur në fokus zhvillimin vetjak”,-tha kasapi./EN

XS
SM
MD
LG