Barometri në Euronews Albania këtë të premte ka pyetur qytetarët për pëlqyeshmërinë e disa liderëve botërore dhe evropianë.Krerët e shteteve më të rëndësishme janë vendosur përballë opinionit dhe vlerësimit të tyre për të kuptuar pëlqyeshmërinë e shqiptarëve.
Vuçiç, Presidenti i Serbisë, Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë dhe Erdogan, Presidenti i Turqisë kanë kaluar filtrin e vlerësimit të qytetarëve dhe renditja për mendimin pozitiv apo negativ mes tyre është si më poshtë.Mos pëlqyeshmërinë më të madhe mes të tre liderëve të rajonit për shqiptarët e ka Alkesandër Vuçiç me 80.8 % që kanë mendim negativ për të.
Më pas vjen Kryeministri Grek me 46,9 % e të anketuarve që kanë mendim negativ për të, dhe i fundit Erdogan me mos pëlqyeshmërinë më të ulët 15,1 %.
renditja për pëlqyeshmërinë, i pari është Erdogan me 71,8 % e të pyeturve që kanë mendim pozitiv për të, më pas Mitsotakis me 28,1 % të pëlqyeshmërisë, dhe në fund pëlqyeshmërinë më të ulët e ka Aleksandër Vuçiç 6,9 %.
Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë, është njëri prej liderëve që është vlerësuar nga qytetarët.
Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë, 85.2% e tyre kanë mendim negativ për Presidentin e Rusisë, ndërkohë vetëm 5.6% kanë mendim pozitiv dhe 6.3% shprehen nuk e di.
Nga ana tjeter Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski gëzon mendim pozitiv nga shumica e të anketuarve.
Janë 75,1 % e të intervistuarve që kanë vlerësim pozitiv për Presidentin e Ukrainës, përkundër 11,1 % të të pyeturve që kanë mendim negativ për të dhe 8.4 % e tyre nuk e njohin./ prapaskena.com