Lidhje


“Punimet në Sazan dhe në Zvërnec mund të zgjasin 10 vite”, Arkitekti: Ne kemi nisur nga puna…

Arkitekti që ka ideuar projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, Asher Abehsera thotë se përfundimet në këto dy zona mund të zgjasin për rreth 10 vite.Në një intervistë për “Opinion”, Abehsera thekson se punimet për projektin do të ndahet në faza.Ai thekson se tashmë punimet për projektin kanë filluar, por zbatimi i tij në terren do të bëhet pasi të përfundojnë procedurat ligjore me shtetin shqiptar.

 

Pjesë nga intervista

 

Fevziu: Kur do të jetë gati projekti? Le të themi, gati për të nisur…

Abehsera: Çfarë doni të thoni me fillim? Nga ana jonë ne kemi filluar. Jemi të përkushtuar, jemi të emocionuar, siç mund të shikoni jemi duke punuar fort…

Fevziu: Për të filluar punimet…

Abehsera: Punimet?

Fevziu: Po.

Abehsera: Kur të marrim lejen.

Fevziu: Por ju jeni gati. Vetëm leja ju mungon.

Abehsera: Jemi të përkushtuar dhe jo vetëm kaq…

Fevziu: Dhe i keni parat, e keni financimin?

Abehsera: Çdo gjë është e rregulluar. Po.

Fevziu: Është e rregulluar tashmë…

Abehsera: Po.

Fevziu: Dhe sa vite ju duhet për ta zhvilluar këtë projekt? Fizikisht.

Abehsera: Mendoj se varet nga qasja juaj. Ne kemi një qasje të gjithanshme.

Fevziu: Po.

Abehsera: Për të krijuar diçka që është shumë e veçantë, eksperienca e të cilës nuk do të shqetësohet nga më shumë ndërtime. Kjo është arsyeja pse ndarja në faza është shumë e rëndësishme.

Fevziu: Ju do të zhvilloni një zonë dhe më pas do të vijoni me zhvillimin e zonës tjetër që të mos shqetësoni njerëzit në atë zonë.

Abehsera: Saktë.

Fevziu: Po. Dhe sa vite mund të marri?

Abehsera: Mendoj se mund të jetë një projekt dhjetëvjeçar.

Fevziu: Një projekt dhjetëvjeçar vetëm Sazani apo sëbashku…

 

Abehsera: Jo, së bashku me Zvërnecin. Të dyja së bashku. Është projekt me faza. Dhe nuk është e ndarë me faza vetëm për arsye ekonomike. Është e ndarë në faza edhe sepse kërkon kohë të krijosh diçka që është e veçantë, të përjetosh, të mësosh nga ajo, dhe më pas të lëvizësh. Do të ishte arrogante dhe e gabuar nga ana jonë që të thoshim se dimë çdo gjë. Vendi do të na thotë vetë se çfarë duhet të jetë atje. Vërtetë përpiqemi që të ndjekim natyrën. Po ashtu, ky është procesi ynë lidhur me atë që mund të bëhet për të krijuar diçka të jashtëzakonshme./opinion.al

XS
SM
MD
LG