A nuk duhet që policëve ti bëhet testi psikologjik para se të punësohen?/ Vetëvrasja e polices në Tiranë, arrestohet i dashuri i 21-vjeçares. Ja për çfarë dyshohet
Një punonjëse policie pranë Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aldorjana loshi, ka vrarë veten dje në shtëpinë e saj në rrethana të panjohura, të cilat ende nuk dihen.
Një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë policia ka arrestuar të dashurin e punonjwses së Policisë, A. Loshi.
Loshi dyshohet se ka shtyrë të renë për të marrë aktin e rëndë.
Nga burime mësohet në telefon i janë gjetur mesazhe të fshira kur ka marrë lajmin se 21-vjeçaria ka ndërruar jetë.
Policia ka marrë në pyetje të dashurin e saj si dhe njerëz të afër për të mësuar shkakun e tronditjes që e çoi në aktin ekstrem. I dashuri i saj ka thënë vetëm se nuk po mund të kontaktonte me të, por sot duket se ka ndryshuar dhe rrjedhja e ngjarjeve.
Ja çfarë thotë sot Policia e Tiranës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë./oranews