Maji i zi për punëtorët! 5 persona humbin jetën në punë, 3 prej tyre janë 20 vjeçarë
Mund të quhet Maji i zi, ky i 2024 . 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.
1 - Emiliano Frroku 28-vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin të Lezhës. I riu gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates
2- Preng Gjoni, 50 vjeç punëtor ndërtimi humbi jetën më 11 maj në Kune (Shëngjin të Lezhës).Preng Gjoni u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Për këtë rast Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.
3- Armond Peshku, 29 vjeç, minator humbi jetën më 21 maj në minierë në Thekën të Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij kur u zu poshtë nga masivi shkëmbor. Kolegu i tij Hajdar Bala, 40 vjeç mbeti i plagosur.
4- Jurgen Veshi, 24 vjeç, punëtor në gurore, humbi jetën më 22 maj, teksa punonte në një gurore në Brataj të Selenicës. Një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë.
5- Adrian Fejzullahi, 53 vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 27 maj teksa punonte në një pallat në ndërtim. Ra nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim teksa ka qenë duke ngjitur disa kova me llaç./shqiptarja.com